TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2023, 20:23

Shiu i prish tubimin Vuçiçit, mijëra qytetarë largohen nga mitingu

Shkruar nga Pamfleti

Shiu i prish tubimin Vuçiçit, mijëra qytetarë largohen

Aleksandar Vuçiçit duket se i ka shkuar mundi kot. Ai thirri një tubim në mes të Beogradit, por para se të fliste, nisi një shi shumë i rrëmbyeshëm dhe mijëra qytetarë janë larguar.

Mbështetësit e Aleksandar Vuçiçit janë kthyer në autobusë.

Kujtojmë se gjatë gjithë ditës në Beograd kanë mbërritur autobusë me simpatizues të Partisë Progresive Serbe, për këtë arsye qendra e gjerë e kryeqytetit serb është bllokuar.

Protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.

Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiç jep dorëheqje”.

Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashiç.

vucic tubime

Lini një Përgjigje