TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2025, 09:58

SHBA me 'plan' rus, propozohet amendamenti që i jep mundësi Trump për një mandat të tretë

Shkruar nga Pamfleti
SHBA me 'plan' rus, propozohet amendamenti që i jep mundësi
Putin dhe Trump

Një anëtar i Kongresit Amerikan ka propozuar një amendament që do të lejonte Donald Trump të zgjidhet për një mandat të tretë si president.

Andy Ogles, republikan i Tenesit, prezantoi një rezolutë të përbashkët për të ndryshuar Amendamentin e 22-të, i cili aktualisht ndalon këdo që të shërbejë më shumë se dy mandate si president.

Formulimi i ri do të lejonte një president të shërbejë tre mandate, për sa kohë që vetëm dy prej tyre janë të njëpasnjëshme.

Ogles e bëri të qartë se propozimi është projektuar posaçërisht për Trump: "Ky amendament do t'i lejonte Presidentit Trump të shërbejë tre mandate, duke siguruar që ne të mund të mbajmë udhëheqjen e guximshme që i nevojitet kaq shumë kombit tonë".

Ju rikujtojmë se Vladimir Putin ka marrë në 2024 një tjetër mandat 6-vjeçar si President i Rusisë.

 

trump putin

Lini një Përgjigje