Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera kanë mbetur të plagosur si pasojë e tornadove shkatërruese në disa shtete të SHBA-ve.
Vendet më të prekura ishin Alabama me një vdekur dhe pesë të plagosur, Misisipi me një viktimë dhe katër të lënduar, gjatë 24-orëve të fundit. Po ashtu shumë ndërtesa janë dëmtuar dhe shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar. Ndërsa, 30000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike..
Guvernatorja e shtetit, Sarah Huckabee Sanders, konfirmoi vdekjen e dy personave në qytetin Wynne, rreth 170 kilometra larg kryeqytetit.
Më shumë se 40 tornado u raportuan në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës amerikane të Parashikimit të Stuhive.
Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos O’Hare u shtynë ose u anuluan pasi pasagjerët u këshilluan të strehoheshin diku shkaku i motit të “rëndë”.
Ky grumbull i tornadove vdekjeprurëse vjen vetëm një javë pasi një tornado në Misisipi vrau 26 njerëz.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e vizitoi Misisipin të premten për të shprehur ngushëllimet e tij dhe për të premtuar ndihmë federale.
Lini një Përgjigje