TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2023, 11:31

Serbia nuk gjen qetësi, alarm për bomba në 115 shkolla fillore e të mesme

Shkruar nga Pamfleti
Serbia nuk gjen qetësi, alarm për bomba në 115 shkolla fillore e

Beogradi nuk po gjen qetësi pas dy masakrave me 17 viktima. Sipas mediave serbe, në adresat e postës elektronike të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme në komunat e Beogradit janë bërë njoftime për bomba.

Ekipet e Ministrisë së Brendshme janë në terren, ndërsa nxënësit janë evakuuar.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit policor, ndërsa disa shkolla tashmë janë kontrolluar dhe mësimi po zhvillohet në ato pa probleme.

Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Serbia është tronditur nga një sulm me arnë ku një 13 vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës në një shkollë fillore në Beograd.

serbia alarm per bomba

Lini një Përgjigje