TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Janar 2026, 08:26

Sekretari i Përgjithshëm i OKB: I tronditur nga dhuna dhe përdorimi i forcës ndaj protestuesve në Iran!

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari i Përgjithshëm i OKB: I tronditur nga dhuna dhe
Protesta në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka deklaruar se është i tronditur nga raportimet për dhunë dhe përdorim të tepruar të forcës nga autoritetet iraniane ndaj protestuesve në disa zona të Republikës Islamike të Iranit, çka ka sjellë dhjetëra viktima dhe shumë më tepër të plagosur ditët e fundit.

“Të gjithë iranianët duhet të jenë në gjendje t’i shprehin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore dhe pa frikëE drejta e lirisë së shprehjes, e organizimit dhe e tubimit paqësor, ashtu siç garantohet nga e drejta ndërkombëtare, duhet të respektohet dhe të mbrohet plotësisht”, thekson Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bëri thirrje autoriteteve iraniane të tregojnë vetëpërmbajtjen maksimale dhe të përmbahen nga përdorimi i panevojshëm ose joproporcional i forcës.

Ai gjithashtu bën thirrje për ndërmarrjen e masave “që do të mundësonin aksesin në informacion brenda vendit, përfshirë rivendosjen e komunikimeve”.

iran protesta

Lini një Përgjigje