Kriza në Iran thellohet, ndërsa protestat kundër qeverisë vazhdojnë me intensitet të lartë, duke shkaktuar të paktën 500 viktima.
Sipas të dhënave nga aktivistë brenda dhe jashtë vendit, janë regjistruar 490 protestues të vrarë dhe 48 anëtarë të forcave të sigurisë, si dhe rreth 10,000 arrestime.
Një video e publikuar nga OSINTdefender në rrjetet sociale ka tronditur opinionin ndërkombëtar. Ajo tregon familjet që të premten e kaluar kërkonin të afërmit e tyre në qendrën mjeko-ligjore Kahrizak, në jug të Teheranit.
Në video shihet një ekran brenda ndërtesës që shfaq numra nga 001 deri në 250, me foto të personave që mbajnë shenja të dukshme dhune. Edhe jashtë ndërtesës ndodhen qese me trupat e viktimave, disa të hapura e disa të mbyllura, ndërsa rreth disa prej tyre janë mbledhur njerëz që vajtojnë të dashurit e tyre.
Situata përbën një krizë të rëndë humanitare dhe ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar për respektimin e të drejtave të njeriut në Iran.
Ndrërkohë Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë “opsione ushtarake shumë të forta” kundër Iranit, në një kohë kur protestat masive antiqeveritare në vend kanë hyrë në javën e tretë dhe, sipas raportimeve, kanë shkaktuar vdekjen e qindra personave.
Agjencia amerikane për të drejtat e njeriut, Human Rights Activist News Agency (HRANA), thotë se ka verifikuar vdekjen e afro 500 protestuesve dhe 48 pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Ndërkohë, burime për BBC-në shprehen se numri real i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.
Trump ka kërcënuar me ndërhyrje dhe ka deklaruar se zyrtarë iranianë e kanë kontaktuar atë “për të negociuar”, por ka shtuar se “mund të na duhet të veprojmë para se të zhvillohet një takim”. Ai nuk ka dhënë detaje konkrete mbi natyrën e opsioneve ushtarake apo mbi negociatat e përmendura, edhe pse tha se “një takim po përgatitet”.
Lini një Përgjigje