TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Janar 2026, 07:50

Qindra të vrarë në Iran, SHBA shqyrton opsionet ushtarake; lideri suprem provokon Trump me karrikaturë në sarkofag

Shkruar nga Pamfleti

Përveç opsioneve ushtarake, SHBA po shqyrton masa alternative si sulme kibernetike, sanksione të reja ekonomike dhe mbështetje teknologjike për protestuesit, përfshirë ofrimin e internetit përmes Starlink.

Qindra të vrarë në Iran, SHBA shqyrton opsionet ushtarake; lideri
Ajatollah Ali Khamenei dhe Trump

Presidenti Donald Trump po shqyrton seriozisht disa opsione për veprim ndaj Iranit, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake, pas dhunës së regjimit iranian kundër protestuesve.

Sipas CNN, Trump është informuar për plane që fokusohen në shënjestrimin e forcave të sigurisë iraniane të përdorura për shtypjen e protestave, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Presidenti amerikan tha se Irani ka kërkuar negociata dhe se shqetësimi i tij kryesor mbetet vrasja e civilëve.

“Udhëheqësit e Iranit duan të negociojnë. Mendoj se janë të lodhur duke u rrahur nga Shtetet e Bashkuara. Irani dëshiron të negociojë me ne”, deklaroi ai.

Megjithatë, brenda administratës amerikane ka frikë se sulmet ushtarake mund të kenë efekt të kundërt, duke bashkuar popullin iranian rreth regjimit dhe duke nxitur hakmarrje ushtarake.

“Duket se ka disa njerëz të vrarë që nuk duhet të vriten. Këta janë të dhunshëm, nëse i quani udhëheqës. Nuk e di nëse udhëheqësit e tyre janë thjesht ata që sundojnë përmes dhunës, por ne po e shqyrtojmë shumë seriozisht”, u tha Trump gazetarëve të dielën në Air Force One. 

“Ushtria po e shqyrton këtë dhe po shqyrtojmë disa mundësi shumë të forta. Do ta bëjmë me vendosmëri.”

Përveç opsioneve ushtarake, SHBA po shqyrton masa alternative si sulme kibernetike, sanksione të reja ekonomike dhe mbështetje teknologjike për protestuesit, përfshirë ofrimin e internetit përmes Starlink.

Trump tha se mund të telefonojë Elon Musk, i cili zotëron Starlink, pasi të kthehet në Uashington nga Florida.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje amerikane do të pasohet me sulme ndaj bazave dhe interesave të SHBA-së.

“Nëse SHBA-ja ndërmerr veprime ushtarake ndaj Iranit ose territoreve të pushtuara, ushtria dhe qendrat e transportit detar të SHBA-së do të konsiderohen objektiva legjitime. Ne nuk kufizohemi vetëm në reagimin pasi është ndërmarrë një veprim”, tha Mohammad Baqer Qalibaf.

Kur u pyet se si do të reagonin Shtetet e Bashkuara nëse Irani do të sulmonte bazat ushtarake amerikane, Trump tha: “Ne do t’i godasim ato në nivele që nuk janë goditur kurrë më parë”.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, të paktën 490 protestues janë vrarë dhe mbi 10,600 persona janë arrestuar, përfshirë 169 fëmijë, gjatë protestave të fundit në Iran.

Lideri suprem i Iranit sulmon Trump

Qindra të vrarë në Iran, SHBA shqyrton opsionet ushtarake; lideri

Ndërkohë në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale e udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka postuar një karikaturë në X, ku e përshkruan presidentin e SHBA-së Donald Trump si një sarkofag që po shembet, me një mesazh që thotë "edhe ky do të përmbyset".

Imazhi e përshkruan udhëheqësin amerikan si një sarkofag guri në stilin e lashtë egjiptian brenda një varri të zbukuruar me hieroglife. Flamuri amerikan dhe Vula e Madhe e Shteteve të Bashkuara janë vizatuar si gdhendje në arkivol, i cili po çahet dhe po shkërmoqet. Teksti shoqërues në karikaturë thotë: "Si Faraoni".

Një mesazh i postuar përkrah karikaturës i referohet mbretërve historikë dhe legjendarë, siç janë faraonët e Egjiptit të lashtë dhe Nimrodi, një figurë biblike e librit të Zanafillës, duke paralajmëruar se ata “u rrëzuan kur ishin në kulmin e krenarisë së tyre”. Gjithashtu i referohet Reza Khanit dhe Mohammad Rezës, shahut të parë dhe të dytë iranianë të dinastisë Pahlavi.

“Ky djalë që rri aty me arrogancë dhe krenari dhe gjykon të gjithë botën, duhet ta dijë gjithashtu se zakonisht tiranët dhe njerëzit arrogantë të botës, si Faraoni, Nimrodi, Reza Khani, Mohammad Reza dhe të ngjashëm, u rrëzuan kur ishin në kulmin e krenarisë së tyre, edhe ky do të rrëzohet”, thuhet në postimin nga llogaria e Khameneit. 

Masakër në Iran, qeveria vret protestuesit

hqetësimet ndërkombëtare po thellohen për mënyrën se si autoritetet iraniane po shtypin protestat masive antiqeveritare, ndërsa vendi mbetet pothuajse i izoluar nga pjesa tjetër e botës për shkak të një ndërprerjeje të gjerë të internetit. Demonstratat e fundit konsiderohen më të mëdhatë dhe më seriozet që Irani ka përjetuar në tre vitet e fundit.


Sipas organizatës joqeveritare amerikane Human Rights Activists News Agency (HRANA), numri i viktimave nga protestat është rritur ndjeshëm. Grupi raportoi të dielën se të paktën 544 persona janë vrarë, një rritje drastike nga 116 viktima të regjistruara të shtunën në mbrëmje. Ndërkohë, 579 raste të tjera vdekjesh janë ende nën hetim, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 1,123 persona. Mbi 10,681 qytetarë janë arrestuar dhe dërguar në burg.

ajatollah ali khamenei -trump

Lini një Përgjigje