TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Nëntor 2024, 22:23

Scholz optimist për zgjedhjen e presidenti të ri të SHBA: Evropa e gatshme të punojë ngushtë me Trump

Shkruar nga Pamfleti

Scholz optimist për zgjedhjen e presidenti të ri të SHBA: Evropa

Në samitin jozyrtar të BE-së në Budapest, kancelari gjerman, Olaf Scholz shprehu gatishmërinë e tij për të punuar me presidentin e ardhshëm të SHBA-së Donald Trump. Scholz theksoi se Evropa duhet të forconte bashkëpunimin në sektorin e sigurisë.

“Ne duhet të punojmë së bashku si Bashkimi Evropian, si evropianë, për të bërë atë që është e nevojshme për sigurinë tonë. Kjo do të jetë e suksesshme nëse të gjithë luajnë rolin e tyre”, tha ai.

Kancelari gjerman nënvizoi se këtë vit, për herë të parë në disa dekada, Gjermania po shpenzonte më shumë se 2% të prodhimit të saj të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje.

Të tjerë duan ta bëjnë këtë dhe do ta ndjekin shembullin”, tha ai.

Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me Trump të mërkurën, menjëherë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale, duke i ofruar Trump një partneritet të besueshëm.

“Evropa do të vazhdojë të punojë gushtë me presidentin e ardhshëm amerikan”, tha ai pas takimit joformal të liderëve të BE-së, në Budapest.

Lini një Përgjigje