TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Nëntor 2024, 17:22

Grekët s’duan luftë, protestuesit bllokojnë kamionët me armatime për ushtrinë e Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

Grekët s’duan luftë, protestuesit bllokojnë kamionët

Grekët nuk duan të përfshihen me asnjërën palë të luftës që po zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Ata kanë kërkuar nga qeveria që të flasë vetëm për paqe.

Sipas mediave greke, pas bllokimit të kontejnerëve me municione dhe armë të destinuara për në Izrael,  pak javë më parë në një port grek, aktivistët kundër luftës në Greqi protestuan dje ndaj qeverisë së tyre dhe vendeve të NATO-s duke bllokuar rrugën e një karvani mjetesh me armatime që kishte destinacion ushtrinë e Ukrainës.

Protesta ishte organizuar nga Partia Komuniste greke (KKE) dhe dega e saj rinore, në qytezën e Tyrnavos në veri të vendit. Mediat vendase raportuan se disa dhjetëra aktivistë bllokuan rrugën e kamionëve me targa të Ukrainës, Polonisë e Bullgarisë, të cilat besohet se mbanin predha artilerie dhe municione të tjera për ushtrinë ukrainase, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Athinës e Kievit.

Pamje e postuara online tregonin protestues që mbanin flamurë dhe thërrisnin slogane që denonconin luftën në Ukrainë. Ata akuzonin qeverinë e tyre se po e fuste vendin në luftë me Rusinë.

Greqia, ashtu si vende të tjera të BE furnizojnë Kievin me armatime e municione, si dhe është zotuar të stërviste pilotë ukrainas të avionëve F-16, shkruan rrjeti rt.

Lini një Përgjigje