TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2023, 20:08

Scholz i kënaqur me kundërofensivën e Kievit: Ushtria ukrainase po bën përparime në fushëbetejë  

Shkruar nga Pamfleti

Scholz i kënaqur me kundërofensivën e Kievit: Ushtria ukrainase

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh i kënaqur me kundërofensivën e Ukrainës, sipas tij ushtria e Kievit ka "përparuar në një mënyrë shumë të saktë dhe të mirë organizuar deri më tani.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin rumun Marcel Ciolacu, Scholz tha se ai "kurrë nuk priste që gjithçka të ndryshonte brenda natës, por shtoi se forcat e mbrojtjes ukrainase kishin planifikuar operacione në një mënyrë shumë të strukturuar.

Ndërkohë, Çiolacu tha se Rumania kishte pritur që konflikti të përfundonte me kundërsulmin ukrainas, por shtoi se i është dashur të llogarisë një konflikt më të gjatë.

Ndërsa Ukraina mbetet në gjendje lufte, ajo nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s, tha Scholz, duke shtuar se kriteret për anëtarësimin në NATO përfshin edhe kushtin që të shteti të mos jetë në asnjë konflikt aktiv.

scholz ukraina kundërofensiva

Lini një Përgjigje