
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në fund të takimit në Paris, ku u diskutua për garancitë e sigurisë për Ukrainën, tha se siguria e gjithë Europës është në rrezik.
"Ky ishte një takim vendimtar, sepse të gjithë e dimë se e ardhmja dhe siguria e të gjithë kontinentit janë në rrezik. Udhëheqësit mbështetën punën e Shefave të Shtabit të Mbrojtjes dhe ministrave të mbrojtjes. Ne do të jemi të paepur në përpjekjet tona për ta mbajtur Ukrainën të fortë, Evropën të sigurt dhe për të arritur paqen", tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.
Ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni "përsëriti propozimin për një mekanizëm mbrojtës të sigurisë kolektive të frymëzuar nga Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit, si një element kyç i komponentit politik të garancive të sigurisë për Ukrainën.
Duke përsëritur mosgatishmërinë e Italisë për të dërguar trupa në Ukrainë, kryeministrja konfirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur një armëpushim të mundshëm me iniciativa monitorimi dhe trajnimi jashtë kufijve të Ukrainës.
Lini një Përgjigje