TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shtator 2025, 17:04

Macron: 26 vende gati të dërgojnë trupa në Ukrainë pas paqes me Rusinë

Shkruar nga Pamfleti

Macron: 26 vende gati të dërgojnë trupa në Ukrainë pas

Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se 26 vende janë të gatshme të kontribuojnë me trupa dhe mjete ushtarake në një “forcë sigurimi” për Ukrainën, që do të aktivizohet vetëm pasi të arrihet paqja me Rusinë.

Deklarata u bë pas një takimi në Paris mes të ashtuquajturit "Koalicioni i Vullnetit", një grup prej 35 vendesh që mbështesin Ukrainën, ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas Macronit, kjo forcë do të veprojë në tokë, ajër dhe det, dhe do të jetë pjesë e garancive të reja të sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës. “Qëllimi ynë është që Ukraina të jetë në gjendje të vetëmbrohet në çdo moment dhe të dekurajojë çdo agresion të ardhshëm rus”, deklaroi ai.

Macron sqaroi se përparësia e menjëhershme është “regjenerimi” i kapaciteteve ushtarake të Ukrainës, për të krijuar një ushtri të re, moderne dhe të qëndrueshme, që nuk do të varet më nga ndihma e përhershme e Perëndimit.

"Deri më sot, 26 vende nga ky Koalicion i të Gatshmëve janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie duke filluar një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes", tha Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencë.

Presidenti francez deklaroi se Rusia ka humbur mbi 1 milionë ushtarë gjatë luftës me Ukrainën.

"Nuk e dimë numrin e saktë të viktimave të kësaj lufte. Por e dimë që Rusia ka humbur mbi një milion ushtarë, të vrarë ose të plagosur, në planin e saj për të pushtuar më pak se 1% të territorit ukrainas deri në nëntor 2022", tha Presidenti francez Emmanuel Macron në fund të takimit të Vullnetarëve.

Lini një Përgjigje