TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2025, 18:44

Samiti me Trump, Putin bisedë telefonike me Lukashenkon: Ndava detaje nga rezultatet e takimit

Shkruar nga Pamfleti

Samiti me Trump, Putin bisedë telefonike me Lukashenkon: Ndava detaje nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me udhëheqësit e Bjellorusisë dhe Kazakistanit për t’i informuar lidhur me samitin historik me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Këtë samit, Kremlin e konsideroi si një hap të rëndësishëm drejt arritjes së paqes në Ukrainë.

Pas takimit në Alaska, i pari mes SHBA-së dhe Rusisë në mbi katër vite, Putin njoftoi zyrtarët e lartë mbi rezultatet e bisedimeve. Ai e cilësoi samitin si “shumë të dobishëm” dhe theksoi se mund të ketë fund të konfliktit në Ukrainë.

“Për herë të parë pas një kohe të gjatë zhvilluam negociata direkte në këtë nivel. Kjo ishte një mundësi për të shprehur qetësisht dhe me detaje qëndrimet tona”, tha Putin.

Putin theksoi gjithashtu respektin për qëndrimin e administratës amerikane, e cila synon përfundimin e shpejtë të veprimeve ushtarake, ndërsa shtoi se Rusia gjithashtu dëshiron një zgjidhje paqësore.

Në një njoftim për shtyp, administrata e Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko konfirmoi se Putin e kishte informuar në detaje homologun e tij për rezultatet e samitit në Alaska.

Administrata e Lukashenkos theksoi se dy presidentët diskutuan situatën rajonale duke marrë parasysh rezultatet e bisedimeve të Alaska-s dhe bashkëpunimin e ngushtë midis aleatëve strategjikë.

Ndërkohë, shërbimi për shtyp i Presidentit të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, vlerësoi se bisedimet ndihmuan të kuptojmë më mirë qëndrimin rus nga pala amerikane.

Lini një Përgjigje