Mbijetesa e shtetit hebre, varet nga niveli praktik i armëve dhe jo nga ai i diplomacisë amerikane...

Dy vjet më parë, shërbimet sekrete amerikane dhe izraelite, zbuluan se elita e ushtrisë iraniane, Pasdaran, po gërmonte tunele brenda një mali pranë zonës bërthamore të Natanzit, ku Teherani mban një pjesë të madhe të centrifugave të tij për pasurimin e uraniumit.
Ishte një provë se iranianët po merrnin masa paraprake për të mbrojtur veten nga bombat kundër bunkerëve. Baza e vjetër e Natanz, është ndërtuar vetëm 3 kate nën sipërfaqen e tokës. Ndërsa vendstrehimi i Hezbollahut në Bejrut, ku në fund të shtatorit u gjet i pajetë trupi i liderit të tij Hassan Nasrallah, ishte dy kate nën tokë.
Natanz, ashtu si selia e Partisë së Zotit, ishte gjithashtu një objektiv i mundshëm i bombave mijëra kilogramëshe që amerikanët u dërgojnë izraelitëve. Por i vetëdijshëm për rrezikun, Pasdaran kishte nisur të gërmonte malet me kohë për ta mbrojtur më mirë programin bërthamor iranian.
Sot, për të shkatërruar bazat e ndërtuara thellë në thellësi të shkëmbinjve, do të duheshin super-bombat amerikane anti-bunker 14.000 kilogramëshe, të cilat asnjë president amerikan nuk ka dashur që t’ia japë ndonjëherë shtetit hebre.
As Joe Biden, as George W.Bush, dhe as Donald Trump, që ka deklaruar së fundmi se Izraeli duhet të bombardojë menjëherë programin atomik të Iranit. Në vitin 2006, 16 vjet përpara se satelitët amerikanë të zbulonin kantierin e ndërtimit të Pasdaran për zhvendosjen e centrifugave të Natanz-it në një vend më të mbrojtur në thellësi të maleve, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e sulmuan atë central në një operacion të përbashkët të njohur si “Operacioni Stuxnet” apo “Operacioni i Lojërave Olimpike”.
Stuxnet është emri i softuerit dashakeq, që në atë kohë solli nxjerrjen jashtë funksionit të të paktën 1 mijë nga 5 mijë centrifugat që gjendeshin në Natanz. Sipas ekspertëve, ai sulm e vonoi më 1 vit zhvillimin e programin bërthamor iranian.
Sulmi në Natanz u bë i famshëm, edhe për faktin se ishte një nga rastet e para të përdorimit të një arme kibernetike, dhe presidenti amerikan George Ë.Bush donte ta provonte atë mënyrë, por edhe izraelitët, për të parandaluar një sulm konvencional nga ky i fundit ndaj një objekti që ndodhej 3 kate nën tokë, dhe që nuk mund të depërtohej nga forcat ajrore të shtetit hebre.
Në atë kohë në Shtëpinë e Bardhë po zhvillohej i njëjti debat, i cili është përsëritur shumë herë deri më sot: A duam ne, administrata amerikane, që Izraeli të përpiqet të shkatërrojë me bomba programin bërthamor të Iranit? Dhe a duam ta vendosim Izraelin në pozicionin për ta arritur këtë synim?
Përgjigja e SHBA-së ka qenë gjithmonë jo. Ndërsa qeveritë izraelite kërkuan bomba anti-bunker prej 14.000 kg dhe administratat amerikane u përgjigjën negativisht, Pasdaran e zgjeroi vendin e pasurimit brenda maleve Fordou, dhe filloi të ndërtonte një fabrikë të re, po aq të mbrojtur mirë për infrastrukturën e Natanz.
Por nëse në vitin 2006, hipoteza e dërgimit të bombave më të mëdha që janë në arsenalin e SHBA-së ishte të paktën në tryezë (zv/presidenti Dick Cheney ishte pro, presidenti Bush ishte kundër, dhe pas diskutimeve të gjata u bë ashtu siç dëshironte presidenti), sot nuk diskutohet fare.
Pasditen e të mërkurës, presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu biseduan për herë të parë në telefon që nga fundi i muajit gusht, kur shteti hebre nisi fushatën e tij për të gjunjëzuar Hezbollahun, dhe më pas pësoi një sulm me gati 200 raketa balistike të lëshuara nga territori i Iranit.
Të dy diskutuan mbi hakmarrjen izraelite ndaj Republikës Islamike. Presidenti amerikan kishte thënë deklaruar javën e kaluar, se është kundër idesë për të sulmuar programin bërthamor iranian.
Po ashtu, ai kërkoi nga izraelitët të mos bombardojnë as rafineritë e naftës, në mënyrë që të mos ndëshkohej edhe popullata civile iraniane dhe të shmangej një rritje e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, kur ka mbetur më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Edhe pse aftësia e Shtëpisë së Bardhë për të ndikuar tek vendimet e qeverisë Netanyahu - nga kërkesa për armëpushim në Gaza para zgjedhjeve të 5 nëntorit, tek armëpushimi i propozuar për Libanin, të cilit Izraeli iu përgjigj me një pushtim tokësor një ditë më vonë - nuk duket shumë e madhe, është shumë i shqetësuar pasi sa i përket një bombardimi të aftë të shkatërrojë impiantet kryesore, në të cilat Teherani e pasuron uraniumin e tij.
Sepse mbijetesa e shtetit hebre, varet nga niveli praktik i armëve dhe jo nga ai i diplomacisë amerikane./Përshtati Pamfleti nga Il Foglio”
Lini një Përgjigje