TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Maj 2023, 19:58

Rusia zgjati masën e arrestit për gazetarin e “WSJ”, reagon Shtëpia e Bardhë: Vendim i papranueshëm dhe i papërgjegjshëm

Shkruar nga Pamfleti

Rusia zgjati masën e arrestit për gazetarin e “WSJ”,

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Rusinë për zgjatjen e paraburgimit të gazetarit të “WSJ”, Evan Gershkovich me 3 muaj. Ishte zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili e quajti të papranueshëm dhe të papërgjegjshëm vendimin për zgjatjen e masës së arrestit.

Gjykata e Qarkut Lefortovsky të Moskës vendosi të martën që të zgjasë afatin e paraburgimit për gazetarit amerikan, Evan Gershkovich me tre muaj, ai do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit deri më datë 30 gusht.

Kujtojmë se gazetari i Wall Street Journal, i cili raportoi për luftën në Ukrainë nga Rusia, është korrespondenti i parë nga Shtetet e Bashkuara që nga Lufta e Ftohtë që është arrestuar në Rusi me akuza për spiunazh, ndërkohë që Gershkovich dhe qeveria e SHBA i mohojnë me forcë akuzat.

shba wsj gazetari

Lini një Përgjigje