TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Janar 2024, 18:20

“Rusia nuk duhet të triumfojë”, Biden ngre alarmin: Nëse mposhtet Ukraina, radhën e ka Ballkani!

Shkruar nga Pamfleti

“Rusia nuk duhet të triumfojë”, Biden ngre alarmin:

Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit?

Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur tepër i shqetësuar lidhur me situatën e krijuar në Ukrainë, teksa renditi dhe rreziqet që i kanosen Ballkanin në rast se SHBA-të nuk vazhdojnë të dërgojnë ndihma për Kievin.

Duke folur pas një konference me kryetarë të shteteve amerikane, më 19 janar, Biden e ka përmendur pozitën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara në botë, dhe për sfidat me të cilat po përballen vendet tjera.

Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me Poloninë deri te Hungaria? Seriozisht, mendoni për këtë. E ndryshon dinamikën”, mësohet të ketë thënë Biden, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Një paralajmërim të tillë e bëri edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në nëntor të vitit të kaluar. Ai tha se gjëja e fundit që do Perëndimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rikthimi i konflikteve të vjetra.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës, duke  vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Kosova fajësoi shtetin e Serbisë për sulmin, ndonëse kjo e fundit ka mohuar gjithçka. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për të cilin NTERPOL ka lëshuar fletarrest ndërkombëtarë.

 Ky sulm alarmoi SHBA-BE se rikthimi i konflikteve në Ballkan është gjithmonë aktiv dhe mjafton një shtysë e vogël për të shpërthyer.

Pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka rritur praninë në këtë vend dhe tani numëron 4.500 pjesëtarë, për të parandaluar një përsëritje të sulmit.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, prej nisjes së luftës, aktualisht po përballen me bllokadë të disa republikanëve konservatorë, të cilët kanë dalë kundër ndarjes së mëtejshme të ndihmës për këtë shtet.  Edhe Bashkimi Evropian nuk ka arritur të ndajë fonde në vlerë të 50 miliardë dollarëve për Ukrainën, për shkak të vetos që e ka përdorur Hungaria.

Muajin e kaluar, shefja e Zyrës së SHBA-së për Buxhet, Shalanda Young, ka thënë në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson që, nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 111 miliardë dollarë për Ukrainën, prej nisjes së luftës, përfshirë 67 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve ushtarake.

Nëse ndihmat nuk zhbllokohen sa më shpjet, kapitullimi i Ukrainës është thjeshtë çështje kohe. Me triumfin në Ukrainë, Putin do të bëhej i pandalshëm dhe Ballkani do të ishte goditja perfektë për të gjunjëzuar Evropën.

Lini një Përgjigje