TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2025, 15:43

Rusia kërcënon me ‘luftë’ nukleare: Nëse SHBA-ja rifillon testimet bërthamore, do përgjigjemi!

Shkruar nga Pamfleti
Rusia kërcënon me ‘luftë’ nukleare: Nëse SHBA-ja
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, Valery Gerasimov dhe presidenti rus, Vladimir Putinin

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, Valery Gerasimov ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet me masa të përshtatshme nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të rifillojnë testimet bërthamore.

Në një deklaratë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Interfax, Gerasimov tha se Uashingtoni ende nuk i është përgjigjur propozimeve ruse lidhur me Traktatin e Ri për Reduktimin e Armëve Strategjike (START i Ri), marrëveshja kryesore mes dy vendeve që synon kufizimin e arsenalit bërthamor.

Sipas tij, pasiguria rreth së ardhmes së këtij traktati rrit rrezikun e përshkallëzimit. Marrëveshja aktuale START e Re skadon më 5 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa ende nuk ka sinjale të qarta për një zgjatje apo një marrëveshje të re.

Nëse këto teste rifillojnë nga pala amerikane, do të pasojnë kundërmasat e duhura”, theksoi Gerasimov, pa dhënë detaje konkrete mbi natyrën e këtyre veprimeve.

rusia shba armët bërthamore

Lini një Përgjigje