TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2025, 15:33

Zelensky thirrje BE-së: Asetet ruse duhen përdorur!

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky thirrje BE-së: Asetet ruse duhen përdorur!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp në selinë e BE-së, u tha gazetarëve se vendimi nëse do të përdoren asetet e ngrira ruse për një kredi dëmshpërblimi për Ukrainën varet nga vullneti politik.

Ai tha se ekziston një qëndrim i unifikuar nga shtetet anëtare të BE-së se Ukraina ka nevojë për financim më të madh vitin e ardhshëm, pasi përballet me një deficit të ndihmës së huaj prej 45 deri në 50 miliardë euro në vitin 2026.

Zelensky shtoi se nëse Kievi nuk merr një kredi ose mbështetje financiare deri në pranverë, do të duhet të ulë prodhimin e dronëve. Duke folur për bisedat e tij me kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever, sot, Zelensky tha se kishin një bisedë të mirë.

"I kuptoj rreziqet e tij, por ne kemi rreziqe më të mëdha", tha ai.

Zelensky theksoi se pajtohet me komentet e kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, se udhëheqësit e BE-së duhet të vendosin midis "parave sot ose gjakut nesër", por nuk donte të trembte ose frikësonte askënd.

Një vendim përfundimtar se si BE-ja do ta financojë Ukrainën gjatë viteve të ardhshme, qoftë përmes aseteve të ngrira ruse apo ndryshe, duhet të merret deri në fund të këtij viti”, tha ai.

Siç kemi raportuar, shumica e 190 miliardë eurove të aseteve ruse të ngrira pas fillimit të luftës në vitin 2022 aktualisht mbahen në Belgjikë dhe, konkretisht, nga Euroclear, zyra e kliringut financiar me seli në Bruksel, prandaj edhe belgët kanë frikë për pasojat ligjore të përdorimit të tyre.

Zelensky tha se asetet e ngrira ruse që mbahen aktualisht nga shtetet anëtare të BE-së janë një insturmet që duhet përdorur.

“Paratë janë të nevojshme në mënyrë që Rusia dhe kushdo tjetër në botë të mos i përdorin këto asete ruse si një levë kundër nesh. Ne i duam këto asete në mënyrë që të mos jenë pjesë e procesit negociues dhe duam që kjo pjesë të na mbështesë. Ne jemi më të sigurt në tryezën e negociatave nëse e kemi këtë instrument", tha presidenti i Ukrainës.

zelensky be asetet ruse

Lini një Përgjigje