
Sulmet që Ukraina ka nisur në territorin rus pritet ta ndezin më tej situatën. Shërbimet amerikane kanë paralajmëruar një kundërpërgjigje të Rusisë më 24 gusht.
Ambasada e SHBA-së në Ukrainë, duke cituar informacione nga Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se Rusia mund të përgatisë sulme kundër objektivave qeveritare dhe civile në Ukrainë në ditët në vijim. Përfaqësia diplomatike e Uashingtonit tha se ka informacione se Rusia po shton përpjekjet e saj për të nisur sulme me dronë dhe raketa natën dhe ditën në të gjithë Ukrainën.
Po ashtu, ambasada kineze në Ukrainë, ka publikuar një paralajmërim për bashkatdhetarët e saj për intensifikimin e mundshëm të bombardimeve ruse. Selia diplomatike në Pekin ritheksoi lajmin për qytetarët kinezë që të mos udhëtojnë në Ukrainë, "duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë" dhe u tha të pranishmëve që të kërkojnë menjëherë strehim në vende të sigurta kur të bjerë alarmi i avionit, shkruan Reuters.
Lini një Përgjigje