TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Qershor 2023, 20:55

Rusia frikë se Vuçiç po del nga rreshti? Moska zbulon si SHBA po josh Beogradin

Shkruar nga Pamfleti

Rusia frikë se Vuçiç po del nga rreshti? Moska zbulon si SHBA

Rusia akuzon Perëndimin se po tenton të joshë Beogradin me mbështetje ekonomike dhe ushtarake...

Rusia ka reaguar ashpër mbi situatën në veri të Kosovës. Moska duket se ka kuptuar lojën e amerikanëve, pasi sipas tyre e gjithë loja që po bëhet është që Serbia të tradhtojë Rusinë dhe të rreshtohet në krah të Perëndimit.

Deklaratat janë bërë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova e cila bën përgjegjës Uashingtonin për atë që po ndodh në Kosovë. Por duket qartë se meraku i rusëve është se Vuçiç po largohet prej tyre. Ajo ka treguar dhe se si SHBA po e josh presidentin serb.

Shpërthimi i dhunës i nisur nga Prishtina nën mburojën e NATO-s është zbutur, por shkaqet rrënjësore të përshkallëzimit nuk janë eliminuar dhe Perëndimi nuk ka nxjerrë përfundimet e duhura.

Ndërmjetësuesit nga Uashingtoni dhe Brukseli u ngritën, duke u përpjekur të shmangin një raund të ri tensioni në rajon. Ashtu si më herët, ata janë të vendosur që ta arrijnë këtë ekskluzivisht në kurriz të Serbisë. Duke pretenduar se dënojnë “autoritetet” e Kosovës për nxitjen e konfliktit dhe vendosjen e disa “sanksioneve” të improvizuara ndaj tyre, ata po përpiqen t'i detyrojnë Beogradit një tjetër finale dukshëm me të meta. Në këmbim, ata po i ofrojnë Serbisë ndihmë ekonomike, një fluks investimesh dhe bashkëpunim më të gjerë ushtarak. Nuk ka dyshim se pas këtyre premtimeve, ka plane për ta tërhequr Serbinë nga Rusia dhe partnerët e tjerë tradicionalë, për ta detyruar atë të prishë partneritetin strategjik me vendin tonë”, u shpreh Zakharova.

Më tej ajo ka nxitur presidentin serb që të mos pranojë mbajtjen e zgjedhjeve pa kushte. Sipas saj, nuk mundet që tu zihet besë zyrtarëve të Uashingtonit dhe Brukselit.

Perëndimi dëshiron që Beogradi t'i bindë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në rizgjedhjen e kryetarëve të komuniteteve veriore dhe të kthehen në institucionet rajonale pa asnjë parakusht, d.m.th., duke marrë fjalën e SHBA-së dhe BE-së kur thonë interesat e Serbisë më në fund do të merret parasysh. Natyrisht, ato premtime të paqarta të mbështetjes perëndimore nuk garantojnë tërheqjen e forcave speciale të Prishtinës nga zonat joshqiptare, aq më pak krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe të Kosovës (Asociacioni). Ndërkohë, këto janë parakushtet kryesore për rifillimin e dialogut, gjë që është e pamundur në një situatë ku serbët vuajnë nga persekutimi i ashpër në Kosovë dhe duhet të luftojnë për mbijetesë fizike”, tha ajo më tej.

Zëdhënësja e Kremlinit ka sulmuar më tej Albin Kurtin, teksa nuk ka ndalur vërejtjet ndaj Perëndimit. Sipas saj, kritikat që ju bënë kryeministrit të Kosovës nuk mjaftojnë. Sipas saj, Kurti po lejohet që të kalojë kufijtë e dialogut. /Pamfleti

vucici putin kosova serbia

Lini një Përgjigje