TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2026, 18:38

Rrëzoi raketën balistike iraniane drejt Turqisë, reagon NATO: Gjithmonë të përgatitur!

Shkruar nga Pamfleti
Rrëzoi raketën balistike iraniane drejt Turqisë, reagon NATO:
NATO

NATO ka ndërhyrë për të neutralizuar raketat balistike iraniane që ishin drejtuar drejt Turqisë. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e aleancës, Allison Hart.

Hart bëri të ditur se sistemi i mbrojtjes ajrore i NATO-s ka kapur me sukses raketën, duke parandaluar një kërcënim të mundshëm ndaj territorit turk.

“Të hënën, më 30 mars, NATO përsëri kapi me sukses një raketë balistike iraniane që shkonte drejt Turqisë. NATO është e përgatitur për kërcënime të tilla dhe gjithmonë do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, deklaroi ajo.

Sipas deklaratës, ndërhyrja vjen në kuadër të mekanizmave të mbrojtjes kolektive të aleancës, ndërsa theksohet se NATO mbetet në gatishmëri të plotë përballë kërcënimeve të sigurisë në rajon.

Deklarata nuk jep detaje shtesë mbi vendin e interceptimit apo mbi sistemet specifike të përdorura, por nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të aleancës për mbrojtjen e vendeve anëtare.

nato irani rakete

Lini një Përgjigje