TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2025, 08:13

Rrëzohet një avion në Australi, humbin jetën 2 persona 

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet një avion në Australi, humbin jetën 2 persona 

Dy persona humbën jetën pasi një avion i vogël u rrëzua të shtunën pranë brigjeve të qytetit Nabaka Heads, rreth 400 kilometra në veri të Sidneit, sipas autoriteteve australiane

Avioni u rrëzua pak larg bregut, duke nxitur një operacion të madh kërkim-shpëtimi që përfshinte një helikopter dhe anije të rojes bregdetare.

Sipas rrjetit ABC, mbetjet e avionit u gjetën rreth 1.5 kilometra nga bregu.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së Transportit (ATSB), ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

Lini një Përgjigje