
8 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një balonë me ajër të nxehtë në Brazil. Në bord kishte 22 persona, ndërsa ngjarja ndodhi në shtetin jugor të Santa Catarina.
Guvernatori i shtetit, Jorginho Mello tha se ngjarja e rëndë ndodhi në zonën Praia Grande dhe ka tronditur komunitetin lokal.
Deri tani, dy persona janë konfirmuar të gjallë, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për pasagjerët e tjerë që ishin në balon.
“Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti që përfshiu një balonë me ajër në Praia Grande, këtë të shtunë në mëngjes. Ekipi ynë i shpëtimit është tashmë në vendngjarje… Deri më tani, kemi konfirmuar tetë të vdekur dhe dy të mbijetuar”, tha guvernatori lokal Jorginho Mello në X.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e rrëzimit, ndërsa policia po heton ngjarjen e rëndë.
Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet një balonë me ajër të nxehtë që merr flakë ndërsa ishte në qiell. Më pas, balona u dogj dhe ra në tokë.
Lini një Përgjigje