TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Qershor 2025, 16:11

Konflikti me Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Përfshirja e SHBA do të jetë shumë e rrezikshme!

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti me Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Përfshirja e SHBA

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se do të jetë shumë e rrezikshme nëse SHBA-të përfshihen në luftë.

Pas bisedimeve në Gjenevë, Araghchi, tha se do të ishte “shumë, shumë e rrezikshme për të gjithë” nëse Shtetet e Bashkuara përfshihen aktivisht në luftën me Izraelin, raporton Associated Press (AP).

“Përfshirja ushtarake amerikane do të ishte diçka shumë e keqe”, shprehet ministri.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë iranian tha se diskutimet dhe propozimet e bëra nga fuqitë evropiane ndaj Iranit në Gjenevë mbi programin e tij bërthamor ishin jorealiste. Sipas tij, këmbëngulja për to nuk do t'i afrojë të dyja palët drejt një marrëveshjeje.

“Sidoqoftë, Irani do të shqyrtojë propozimet evropiane në Teheran dhe do të paraqesë përgjigjet e tij në takimin e ardhshëm”, tha zyrtari.

Ai shtoi se pasurimi zero ishte një rrugë pa krye dhe se Irani nuk do të negocionte për aftësitë e tij mbrojtëse, përfshirë programin e tij të raketave.

Lini një Përgjigje