Incident i rëndë në brigjet greke, fundoset vrka me emigrantë
Një incident i rëndë ka ndodhur pak më parë në afërsi të ishullit të Kiosit, kur një anije e Rojës Bregdetare Greke, ka përplasur një motoskaf që dyshohet se mbante emigrantë.
Siç raportohet nga mediat vendase, deri tani raportohet për paktën 14 viktima, teksa ka shumë të zhdukur.
Sipas informacioneve fillestare, anija patrulluese e Rojës Bregdetare e dalloi anijen me emigrantët dhe u bëri shenjë të ktheheshin mbrapsht. Kontrabandistët u zhvendosën drejt anijes së Rojës Bregdetare dhe ndodhi një përplasje, teksa njerëzit filluan të binin në det. Por ka ende shumë paqartësi, teksa flitet se ka pasur dhe të shtëna me armë.
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar aktualisht në zonë, duke përfshirë katër anije të Rojës Bregdetare, një varkë private me zhytës privatë dhe një helikopter të Forcave Ajrore.
Ambulancat e shërbimeve mjekësore të urgjencës (EKAB) janë mobilizuar për transferimin e shpejtë në Spitalin Skylitseio të Kiosit. Deri më tani, dy oficerë të Rojës Bregdetare dhe 25 migrantë janë transferuar në spital - përfshirë një grua shtatzënë dhe disa fëmijë.
"Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar nën koordinimin e Shërbimit Helenik të Shpëtimit dhe Shpëtimit Bregdetar, në zonën detare pranë Myrsinidios, Kios, pas një përplasjeje midis një anijeje turke dhe pasagjerëve të huaj në bordin e një anijeje PLS", njoftoi fillimisht roja bregdetare.
Lini një Përgjigje