TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2023, 16:34

Rizgjedhja e Erdogan, Kremlini: Kemi synime ambicioze me Ankaranë

Shkruar nga Pamfleti
Rizgjedhja e Erdogan, Kremlini: Kemi synime ambicioze me Ankaranë
Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar një ditë pas rizgjedhjes së Rexhep Tajip Erdogan për një tjetër mandat pesë vjeçar si president.

Mediat e huaja raportojnë se pas fitores së Erdogan, Peskov ka deklaruar se midis Mosëks dhe Ankarasë ka qëllime ambicioze, duke shtuar se shpreson që programet e përbashkëta të dy vendeve të vazhdojnë po të njëjtin ritëm.

“Ka një vullnet të fortë në kryerjen e programeve të përbashkëta (midis Moskës dhe Ankarasë) dhe ne shpresojmë se ky ritëm do të mbahet, qëllimet janë shumë ambicioze”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit.

Ndërkohë, nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se marrëveshja e grurit, ndërmjetësuese për të cilën është edhe Turqia, mund të jetë në rrezik.

Lavrov deklaroi sot se marrëveshja e Detit të Zi nuk do të zgjatet më tej nëse nuk përmbushet një marrëveshje e OKB-së me Moskën për të kapërcyer pengesat ndaj eksporteve të grurit dhe plehut rus.

Kujtojmë se Rexhep Tajip Erdogan është rizgjedhur për të tretë president i Turqisë, pasi mundi kandidatin e opozitës së bashkuar, Kemal Kiliçdaroglu në raundin e dytë të zgjedhjeve. Pas përfundimit të procesit të numërimit Erdogan fitoi 52,13 për qind të votave, përballë 47,87 për qind që mori kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu.

kremlini ankara erdogan

Lini një Përgjigje