
Kryebashkiaku aktual i Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili kandidon për t'u rizgjedhur si kandidat për Partinë Republikane Popullore (CHP), ka folur për mediat teksa falenderon mbështetësit e tij.
Pasi rezultatet e pjesshme tregojnë se opozita e tij ka ecur përpara në sondazhet në Turqi, ai shprehet se ky rezultat pozitiv e gëzon teksa shton se 'besimi i qytetarëve ndaj nesh është shpërblyer'.
"Tani kemi të dhëna që shkojnë drejt 40 për qind. Në bazë të të dhënave që kemi marrë, mund të them se besimi i qytetarëve ndaj nesh është shpërblyer. Të dhënat tona janë të mira dhe ajo çfarë kemi parë deri tani na kënaq shumë, por asnjë zgjedhje nuk është finalizuar para se të përfundojë. Numërimi vazhdon”, tha kryebashkiaku i Stambollit.
Lini një Përgjigje