
Bilanci i viktimave nga mbytja e varkës me emigrantë në brigjet e Italisë sa vjen dhe rëndohet. Mes viktimave të mbytjes së emigrantëve në Kalabri janë gjetur mbi 20 trupa fëmijësh dhe foshnjash.
Forcat e shpëtimin nxorën edhe trupat e dy binjakëve nga deti, ndërsa një foshnjë u gjet në plazh. Sipas disa vlerësimeve, rreth njëzet fëmijë të moshave të ndryshme vdiqën nga fundosja e anijes në Itali.

Ndërkohë që bilanci total i viktimave aktualisht është mbi 60, por pritet që të rëndohet në orët në vijim për shkak se gati 100 njerëz rezultojnë të humbur ende.
Ndërkohë që forcat shpëtimit vazhdojnë ende operacionet e tyre, për gjetjen e personave që rezultojnë të humbur.
Lini një Përgjigje