Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur e pikëlluar lidhur me tragjedinë e ndodhur sot në brigjet e Kalabrisë, ku humbën jetën 58 emigrantë.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ajo tha se kjo ishte një tragjedi dhe se të gjithë vendet evropiane së bashku, duhet të dyfishojnë përpjekjet për të realizuar paktin për migrimin dhe azilin.
"Jam thellësisht e pikëlluar nga mbytja e tmerrshme e anijes në brigjet e Kalabrisë. Humbja e jetës së migrantëve të pafajshëm është një tragjedi. Të gjithë së bashku, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për Paktin për migrimin dhe azilin dhe për Veprimin Plani për Mesdheun Qendror”, shkruan në Twitter presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Kujtojmë se varka vinte nga Turqia me emigrantë të ardhur nga Irani, Afganistani dhe Pakistani kishte përfunduar në shkëmbinj për shkak të detit të trazuar. Sipas asaj që mësohet nga operacionet e shpëtimit, mbi anijen e vjetër ishin rreth 180 emigrantë që nuk i përballuan dot dallgët dhe pothuajse njëqind persona janë aktualisht të zhdukur.
Aktualisht janë 58 të vdekur të konfirmuar, por ka ende shumë trupa për t'u gjetur. Në orët në vijim numri i të vdekurve mund të rritet.
Lini një Përgjigje