TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2024, 19:15

Pentagoni i jep fund dilemës, a kanë zbritur UFO-t në Tokë?

Shkruar nga Pamfleti

Pentagoni i jep fund dilemës, a kanë zbritur UFO-t në Tokë?

Viti 1960 është shënuar në histori si një prej viteve me raportimet më të shpeshta për objekte fluturuese të paidentifikuara.

Mijëra qytetarë në ato vite kishin raportuar se kishin parë të paktën një herë një “UFO”.

Por misteri tashmë ka marrë fund, dhe për entuziastët e alienove nuk është siç duket.

Pentagoni ka zbuluar në një raport të bërë publik së fundmi, se në fakt nuk bëhej fjalë për alienë, por për një vit intensiv të testimit të avionëve spiunë.

Raporti gjithashtu thotë se ngatërrimi i avionëve sekret për alienë, pati aq impakt të madh në shoqëri, sa që ndikoi në kulturë.

Përhapja e programeve televizive, librave, filmave dhe sasia e madhe e përmbajtjes në internet dhe mediave sociale e përqendruar në tema të lidhura me UAP-të ka shumë të ngjarë të ketë ndikuar në bisedën publike mbi këtë temë dhe kanë përforcuar këto besime brenda disa pjesëve të popullsisë.” thuhet në raport.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se zyrtarët i ishin qasur raportit me mendje të hapur, por thjesht nuk kishin arritur të gjenin prova të vizitorëve jashtëtokësorë.

"Të gjitha përpjekjet hetimore, në të gjitha nivelet e klasifikimit, arritën në përfundimin se shumica e pamjeve ishin objekte dhe fenomene të zakonshme dhe rezultat i keqidentifikimit”, tha gjeneralmajori Pat Ryder.

Lini një Përgjigje