TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2026, 17:52

Raporti për luftën Rusi-Ukrainë: 2025-a shënon rritje dramatike të viktimave civile me 26%

Shkruar nga Pamfleti
Raporti për luftën Rusi-Ukrainë: 2025-a shënon rritje
Pamej nga sulmet

Numri i viktimave civile në Ukrainë si pasojë e bombardimeve ruse është rritur me 26% gjatë vitit 2025, sipas një raporti të publikuar nga Organizata për Veprimin kundër Dhunës së Armatosur (Action on Armed Violence – AOAV), e cila monitoron konfliktet në nivel global.

Sipas të dhënave të raportit, gjatë vitit të kaluar janë vrarë 2,248 civilë dhe janë plagosur 12,493 të tjerë. Mesatarisht, 4.8 civilë janë vrarë ose plagosur në çdo sulm, një rritje prej 33% krahasuar me vitin 2024.

Sulmi më i rëndë në Dnipro

Ngjarja më e rëndë u regjistrua më 24 qershor në qytetin e Dnipros, ku raketat ruse goditën një tren pasagjerësh, zona banimi dhe objekte arsimore. Si pasojë e sulmit, humbën jetën 21 persona dhe 314 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre 38 fëmijë.

Sulme të vazhdueshme ajrore

Raporti thekson se gjatë vitit 2025 sulmet me raketa dhe dronë kanë ndodhur pothuajse çdo natë, ndërsa bombardimet kanë vijuar edhe në vitin 2026. Si rezultat, miliona qytetarë janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, mungesë ngrohjeje dhe furnizimi me ujë.

Një nga sulmet më të mëdha ajrore u regjistrua më 9 shtator, kur ndaj territorit ukrainas u lëshuan 805 dronë dhe 13 raketa.

Drejtuesi i AOAV, Overton, paralajmëroi për pasojat e normalizimit të dhunës në konflikt.

“Kur pandëshkueshmëria normalizohet, krimet e luftës pushojnë së qeni përjashtime dhe kthehen në metodë lufte”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje