
Presidenti Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë "menjëherë" Komisioneren e Statistikave të Punës, Erika McEntarfer.
Kjo veprim vjen pas raportit të punësimit të sotëm, me të dhëna të reja që tregojnë se rritja e vendeve të punës në SHBA në maj, qershor dhe korrik u ngadalësua ndjeshëm nga sa mendohej më parë, duke treguar një shenjë shqetësuese për ekonominë.
"I kam udhëzuar ekipin tim që ta shkarkojë këtë të emëruar politike të Bidenit, menjëherë. Ajo do të zëvendësohet me dikë shumë më kompetente dhe të kualifikuar", shkroi Trump në “Truth Social”.
Pa ofruar prova, Trump akuzon McEntarfer për falsifikim të"Shifrave të Punësimit para Zgjedhjeve për të rritur shanset e Kamala-s për Fitore.
"Numra të rëndësishëm si ky duhet të jenë të drejtë dhe të saktë, ato nuk mund të manipulohen për qëllime politike", shtoi presidenti i SHBA.
Kush është McEntarfer që Trump e shkarkoi?
Ajo është Komisionere e Byrosë së Statistikave të Punës (BLS) dhe një punonjëse federale prej kohësh.
McEntarfer u konfirmua nga Senati në janar 2024 me një diferencë prej 86-8. Ajo mori mbështetje nga të dyja partitë, përfshirë disa aktorë kyç në administratën e Trump, përfshirë JD Vance, Marco Rubio dhe udhëheqësin e shumicës në Senat, John Thune.
BLS është një agjenci qeveritare amerikane që mbledh dhe përpunon të dhëna që lidhen me ekonominë dhe statistikat e punës. Ajo u nominua për të marrë rolin e komisioneres nga ish-presidenti Biden në korrik 2023.
McEntarfer u bë komisioneri i 16-të në janar 2024 dhe ishte pranuar të mbante këtë pozicion për katër vjet.
McEntarfer ka shërbyer mbi 20 vjet në qeverinë federale, me pozicione në Byronë e Regjistrimit të Popullsisë të SHBA-së, Zyrën Ekzekutive të Presidentit dhe Departamentin e Thesarit.
Përpara punës së saj në BLS, McEntarfer ishte ekonomiste e lartë në Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë, ku këshilloi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mbi rimëkëmbjen e tregut të punës nga pandemia COVID-19.
Lini një Përgjigje