TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2025, 09:35

Raporti i DIA-s/ Mafia italiane braktis betejat për supremaci, Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta tani ndajnë fitimet

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i DIA-s/ Mafia italiane braktis betejat për supremaci, Cosa Nostra,
Mafia italiane

Mafia italiane po braktis betejat rivale për supremaci për të bashkëpunuar në fushat e trafikut të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave, tha sot Agjencia Kombëtare Antimafia (DIA) në raportin e saj vjetor mbi grupet e krimit të organizuar.

Siç shtohet, organizata siciliane Coza Nostra dhe Camorra nga rreth Napolit po krijojnë aleanca brenda dhe jashtë vendit, ndërsa “Ndrangheta” nga Kalabria është gjithnjë e më e përqendruar në kontrollin e projekteve të punëve publike.

“Bashkëjetesa ka çuar në sinergji të shprehur përmes formimit të strukturave të afta për të neutralizuar konfliktet, mosmarrëveshjet dhe tensionet ”, tha drejtoresha e DIA-s, Michele Carbone, në konferencën për shtyp, raportoi Reuters.

Raporti thekson se projektet e mëdha të punëve publike u kërcënuan nga infiltrimi i mafias, prandaj masat për të luftuar këtë organizatë kriminale u përqendruan në sektorin e ndërtimit në vitin 2024, ku u kryen 200 hetime në vendet për ndërtimin e projekteve publike.

Carbone theksoi gjithashtu se mafia po zotëron gjithnjë e më shumë njohuritë teknologjike dhe po përdor kanale komunikimi të koduara, si dhe po mban kontakte me të burgosurit përmes dronëve.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e mafies po përdorin gjithnjë e më shumë rrjetet kineze të “bankave nëntokësore” për të pastruar para , tregon raporti i DIA-s.

Një tjetër përfundim i raportit është se ka një rekrutim të dukshëm të grupeve të margjinalizuara të të rinjve të cilët punësohen nga anëtarët e mafies për të kryer vepra penale, dhe rrjetet sociale kontribuojnë veçanërisht në përhapjen e këtij fenomeni.

mafia italiane

Lini një Përgjigje