
Lufta mes forcave ushtarake ruse dhe ukrainase ka vijuar, ndërsa bota pret marrëveshjen e premtuar të paqes.
Sipas mediave, në 24 orët e fundit, ushtria ruse kreu gati 400 sulme në rajonin e Zaporizhias, ku po punohet për të rivendosur energjinë elektrike.
Ndërkohë, Odessa pësoi ndërprerje të energjisë elektrike, e cila u vu në shënjestër të dronëve rusë gjatë natës.
Më 30 gusht, forcat ruse kryen 391 sulme në 16 vendbanime në rajonin e Zaporizhias, duke vrarë një person dhe duke plagosur 37 të tjerë.
Ndërsa Moska deklaroi se 21 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës, ku për pasojë mbetën të plagosur tre civilë
Moska thotë se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 21 dronë ukrainas mbi rajonet ruse të Volgogradit, Rostovit, Belgorodit dhe Bryansk gjatë natës. Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve Tass, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë.
Tre civilë u plagosën në sulme në rajonin perëndimor të Belgorodit në Rusi, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov.
“Një dron hodhi një pajisje shpërthyese pranë një pallati në qytetin e Belgorodit, duke plagosur dy persona, ndërsa një grua u plagos në një sulm me dron në fshatin Novaya Tavolzhanka”, shkroi Gladkov në Telegram.
Lini një Përgjigje