TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2024, 11:03

Putin vulos dekretin: Ukraina do të goditet me armë bërthamore nëse përdor raketat amerikane!

Shkruar nga Pamfleti
Putin vulos dekretin: Ukraina do të goditet me armë bërthamore
Vladimir Putin

Ndërkohë Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës goditën për herë të parë territorin rus me raketa balistike ATACMS.

Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar dekretin për përditësimin e doktrinës bërthamore të Rusisë.    

Kjo "doktrinë bërthamore" e Moskës e lejon Putin të përdorë armë bërthamore kundër një shteti jo-bërthamor nëse mbështetet nga fuqitë bërthamore.

Masa vjen në ditën e 1000-të të ofensivës së Rusisë kundër Ukrainës dhe pasi Shtetet e Bashkuara i dhanë Kievit lejen për të përdorur raketa me rreze të gjatë për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë.

Sipas parimit themelor të doktrinës, armët bërthamore janë një masë e fundit për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

Në mënyrë specifike thuhet se çdo veprim agresiv nga një shtet jo-bërthamor me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një vendi të armatosur bërthamor do të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Federatës Ruse.

Për më tepër me dekretin e ri një "përgjigje" bërthamore nga Rusia është e mundur në rastin e një "kërcënimi kritik" për integritetin e saj edhe me përdorimin e armëve konvencionale,  në rastin e një sulmi ndaj Bjellorusisë dhe në rastin e një sulmi masiv me avionë luftarakë, raketa lundrimi, dronë ose avionë të tjerë dhe shkelje të kufirit rus .

“Politika shtetërore në fushën e parandalimit bërthamor ka një karakter mbrojtës, synon ruajtjen e potencialit të forcave bërthamore në një nivel të mjaftueshëm për të siguruar parandalimin bërthamor dhe garanton mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, parandalimin e një armiku të mundshëm nga sulmi ndaj Federatës Ruse dhe (ose) aleatëve të saj, dhe në rast të një konflikti ushtarak – parandalimin e përshkallëzimit të veprimeve ushtarake dhe përfundimin e tyre me kushte të pranueshme për Federatën Ruse dhe (ose) aleatët e saj", thuhet në dekretin e Putin.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov deklaroi se Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast të një kërcënimi ndaj sovranitetit të saj dhe sovranitetit të Bjellorusisë.

“Do të jeni në gjendje të njiheni me paragrafët përkatës të parimeve të politikës shtetërore të Federatës Ruse në fushën e parandalimit bërthamor. Por në përgjithësi, thuhet gjithashtu se Federata Ruse rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast të një sulmi me përdorimin e armëve konvencionale kundër saj dhe/ose Republikës së Bjellorusisë, duke krijuar një kërcënim kritik për sovranitetin dhe/ose integritetin e tyre territorial. Po, kjo është ajo që thotë dokumenti”, u tha Peskov - gazetarëve, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Rusia do ta konsideronte përdorimin e raketave jo-bërthamore amerikane nga forcat e armatosura ukrainase në territorin e saj si një element të një sulmi nga një shtet jo bërthamor kundër Rusisë me mbështetjen e një shteti bërthamor.

Edhe ish-Presidenti Dmitri Medvedev ka deklaruar se Rusia ka të dreëjtë të reagojë me armë të shkatërrimit në masë kundër Kievit dhe instalimeve kryesore të NATO-s, kudo që janë dhe kjo është tashmë Lufta e Tretë Botërore.

Kështu tha në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev. "Ndoshta Biden i vjetër vendosi të vdiste me hijeshi, duke marrë me vete një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit”, tha Medvedev në një postim në Telegram.

Versioni i mëparshëm i doktrinës bërthamore të Rusisë u miratua në qershor 2020, duke zëvendësuar një dokument të miratuar dhjetë vjet më parë

Ndërkohë Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës goditën për herë të parë territorin rus me raketa balistike Atacms.

“Objektivi u godit me sukses”. Një burim i informuar nga Forcat e Mbrojtjes tha për median ukrainase RBC . “Sulmi u krye kundër një objektivi në rajonin Bryansk, i cili u godit me sukses”, vuri në dukje burimi.

 

vladimir putin shba armët bërthomore

Lini një Përgjigje