TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2024, 19:46

Putin: Nuk jemi për armëpushim, duam t’i japim fund luftës në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

Putin: Nuk jemi për armëpushim, duam t’i japim fund luftës

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas bisedimeve ruso-hungareze, tha se Moska po kërkon t’i japë fund totalisht konfliktin në Ukrainë dhe jo një armëpushim,

Putin tha se propozimet e tij të mëparshme në lidhje me Ukrainën bëjnë të mundur ndalimin e armiqësive dhe fillimin e negociatave.

"Për më tepër, kjo nuk duhet të jetë thjesht një armëpushim apo një armëpushim i përkohshëm, as një lloj pauze që regjimi i Kievit mund ta përdorë për të rikuperuar humbjet, për t'u rigrupuar dhe për t'u riarmatosur.

Rusia bën thirrje për një fund total dhe përfundimtar të konfliktit. Kushtet për këtë janë përshkruar në fjalimin tim në Ministrinë e Jashtme", tha Putin.

putin

Lini një Përgjigje