
Keir Starmer ka filluar të shpallë kabinetin e tij të ri, disa orë pasi mori pushtetin me një fitore dërrmuese.
Ja cili është ekipi kryesor i Keir Starmer:
Angela Rayner – Zëvendëskryeministre dhe Sekretare e Shtetit për ngritjen e nivelit, strehimin dhe komunitetet
Rachel Reeves – kancelare
David Lammy – sekretar i jashtëm
Yvette Cooper – sekretare e brendshme
John Healey – sekretar i mbrojtjes
Pat McFadden – Kancelar i Dukatit të Lancasterit
Kryeministri i ri i vendit Keir Starmer premtoi se do të punojë për ndryshimin e situatës në vend, gjë që siç tha ai do të kërkojë angazhim dhe kohë. Fitorja e thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes e Partisë Laburiste, i dha fund 14 viteve të qeverisjes shpesh të trazuar të konservatorëve.
Në fjalimin e tij të parë në detyrë ai u zotua të rikthejë besimin tek politika e t’u shërbejë të gjithë votuesve, pa dallim.
“Qeveria ime do të luftojë çdo ditë derisa të besoni përsëri. Tani e tutje, ju keni një qeveri të udhëhequr vetëm nga vendosmëria për t’i shërbyer interesit tuaj”, tha ai.
Lini një Përgjigje