
Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia dëshiron rivendosjen e plotë të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e paraqitur këtë si një hap racional drejt një ekuilibri në botën e sotme shumëpolare.
Duke tentuar ta portretizojë veten si një "agjent paqeje" në arenën globale, Putin u shpreh se dallimet midis dy vendeve janë të natyrshme, por theksoi nevojën për bashkëpunim të sinqertë.,
“Ka shumë dallime midis Rusisë dhe SHBA-së, por kjo është normale për vendet e mëdha", tha Putin.
Ai lavdëroi qasjen e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si të drejtpërdrejtë dhe jo hipokrite. Sipas tij, Trump dhe ekipi i tij veprojnë si aktorë racionalë që veprojnë në interes të vendit të tyre, njësoj si Rusia.
Pavarësisht rritjes së tensioneve në për luftën në Ukrainë, Putin e nënvizoi Rusia ka interes rivendosjen e plotë të marrëdhënieve me SHBA-në.
"Në botën e sotme shumëpolare, kjo harmoni dhe ekuilibër për të cilin kam folur mund të rivendosen vetëm përmes punës së përbashkët”, përfundoi Putin.
Lini një Përgjigje