
Një plan sekret i Ministrisë së Jashtme franceze kundër dezinformimit rus, është zbuluar për shkak të neglizhencës së diplomatëve francezë, raporton gazeta Le Canard Enchaîné.
Plani për të luftuar dezinformimin rus kishte një buxhet prej 40 milion eurosh në vit, mirëpo shërbimet e ministrisë nuk e klasifikuan fare si “të fshehtë” këtë dokument të ndjeshëm.
Mes masave të propozuara në dokument përmenden fushata “me origjinë të panjohur” që, në rast se zbulohen, do të mund të justifikoheshin; prodhimi i videove jozyrtare për çështje “të ndjeshme” që prekin “konkurrentë” të Francës; si dhe rrjedhje të synuara informacioni kundër zyrtarëve të huaj.
Gazeta thekson se brenda Ministrisë së Jashtme po kryhet një kontroll i brendshëm për të përcaktuar kush është përgjegjës për publikimin e ekzistencës së këtij plani.
Lini një Përgjigje