Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot thotë se Hamasi duhet të pranojë propozime SHBA-së dhe të dorëzohet. Sipas Barrot, grupi palestinez, i cili po studion propozimin e Trump për Gazën, ka humbur dhe duhet të dorëzohet.
“Hamasi mban një përgjegjësi shumë të rëndë për katastrofën që përjetuan palestinezët. Ka humbur. Duhet të pranojë dorëzimin e vet”, tha Barrot për agjencinë e lajmeve AFP.
Siç kemi raportuar, plani 20-pikësh i SHBA-së thotë se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme të Gazës, e cila do t'i nënshtrohet një procesi "demilitarizimi".
Plani gjithashtu thotë se anëtarët e Hamasit që angazhohen për bashkëjetesë paqësore dhe për çmontimin e armëve të tyre do të amnistohen, ndërsa anëtarët e Hamasit që dëshirojnë të largohen nga Gaza do të kenë mundësi të kalojnë të sigurt drejt vendeve pritëse.
Lini një Përgjigje