TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shkurt 2024, 11:13

Putin i drejtohet kombit: Nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë, shpërthen lufta bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
Putin i drejtohet kombit: Nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë,
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur fjalimin e tij të përvitshëm, për gjendjen e kombit para elitës ruse, ku u tha shteteve të NATO-s se rrezikojnë të përfshihen në një konflikt bërthamor, nëse aleanca dërgon trupa në Ukrainë.

Putin nuk e ka humbur edhe një herë shansin për të kritikuar Perëndimin dhe duke i dhënë një mesazh tejet të qartë për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë.
“Ata duhet të kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre. E gjithë kjo, realisht kërcënon një konflikt me përdorim të armëve bërthamore dhe shkatërrim të njerëzimit”, tha ai.

Lideri rus paralajmëroi gjithashtu se kushdo që përpiqet të pushtojë Rusinë do të përballet me pasoja më të rënda sesa në Luftën e Dytë Botërore, sepse vendi tani ka armë që mund të godasin objektivat në tokën e armikut.

Putin tha se qëllimi i vetëm i Perëndimit është shkatërrimi i Rusisë dhe se SHBA është “absolutisht e vendosur” për të nxitur ndarjen në vend.

Putin tha se SHBA-të janë të interesuara të negociojnë vetëm kur ka një përfitim të qartë.

Ai akuzon SHBA-në se duan të mposhtin përfundimisht Rusinë dhe “na tërheqin në një garë armatimi”.

Megjithatë, sipas tij, uniteti politik i Rusisë është një shtyllë kyçe dhe ai nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e brendshme. Duke nënkuptuar këtu edhe vdekjen e liderit opozitar rus, Navalny.

Gjatë adresimit vjetor, Putin shtoi se Rusia duhet të forcojë krahun perëndimor të ushtrisë së saj, pasi Finlanda dhe Suedia janë anëtaret më të reja të NATO-s.

Putin në nisje të fjalës së tij ka përshëndetur popullin rus, si dhe i ka falënderuar për mbështetjen në atë që ai e quan “operacion ushtarak” në Ukrainë.

Ai përsëriti edhe një herë se shumica e qytetarëve mbështetën vendimin e tij dy vjet më parë për të dërguar dhjetëra mijëra trupa në “operacionin ushtarak special” në Ukrainë.

“Sot, ndërsa atdheu ynë mbron sovranitetin dhe sigurinë e tij dhe mbron jetën e bashkatdhetarëve tanë në Donbass dhe Novorossiya, roli vendimtar në këtë luftë të drejtë i takon qytetarëve ne, unitetit tonë, përkushtimit ndaj atdheut tonë”, tha ai.

Fjalimi vjen vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale në të cilat Putini pritet të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar ndaj rivalëve të tij.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë thanë gjatë kësaj jave se nuk kanë plane që të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë, pasi Franca aludoi për një mundësi të tillë.

putin rusi shba

Lini një Përgjigje