TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shkurt 2024, 08:06

“Hija” e presidentit; kush është shoku i fëmijërisë që e ruajti Zelenskyn në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
“Hija” e presidentit; kush është shoku i
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një prej liderëve botërorë më të rëndësishëm për shkak të luftës me Rusinë.

Për këtë arsye edhe siguria për të është në nivelet maksimale.

Për vizitën e Zelensky-t në kryeqytet ku u zbulua edhe një detaj interesant sa i përket sigurisë së tij.

Prej 24 Shkurtit të vitit 2022, kur nisi edhe lufta ai ka mbrojtje speciale. Shefi i sigurimit të tij është Maksym Donets, 44 vjeç.

Ky person mund të konsiderohet edhe “hija” e Zelensky-t pasi qëndron 24 orë pranë tij. Ai është shok fëmijërie me Zelensky-n pasi janë rritur të dy në Kryvyi Rih. I diplomuar për ekonomi, por më vonë për siguri fizike, Donets tashmë merret me ruajtjen e Presidentit të vendit të tij. Ai ishte i pranishëm edhe në Tiranë teksa shoqëronte Zelensky-n.

Për ruajtjen e Zelensky-t kujdeset një skuadër e tërë elitë e Ukrainës. Në arsenalin e sigurisë së tij është përfshirë edhe një dhuratë nga SHBA-ja, një sistem i sofisitikuar i pajisjeve të komunikimeve. Ai mund të komunikojë në çdo vend, çdo cep ku ndodhet, në çdo moment përmes një sistemi tejet të sigurt.

volodymyr zelensky tiranë

Lini një Përgjigje