
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka caktuar një takim urgjent për pushtimin tokësor të Gazës nga Izraeli.
Takimi do të zhvillohet pasditen e së hënës pas kërkesës së Emirateve të Bashkuara Arabe.
Negociatat e ndërmjetësuara nga Katari midis Izraelit dhe Hamasit që synojnë de-përshkallëzimin e luftimeve në Gaza vazhduan të shtunën.
“Bisedimet po zhvillohen me një ‘ritëm shumë më të ngadaltë’ sesa përpara përshkallëzimit të luftës”, tha një burim për Reuters.
Sulmet ajrore izraelite kanë goditur zonat përreth spitalit më të madh të Gazës, duke shkatërruar rrugët që të çojnë në objekt, i cili është një strehë e madhe për palestinezët që ikin nga bombardimet izraelite.
Ushtria izraelite ka përsëritur deklaratat se liderët dhe operativët e lartë të Hamasit kanë ndërtuar bunkerë nëntokësorë poshtë spitalit Shifa dhe kanë akuzuar grupin militant për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.
Izraeli nuk ka paraqitur prova dhe Hamasi i mohon pretendimet.
Një banor i Gazës , Abdallah Sayed, i përshkroi sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në dy ditët e fundit si “më të dhunshmet dhe më intensivet” që nga fillimi i luftës.
Lini një Përgjigje