TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Maj 2023, 09:24

Pentagoni sërish në "alarm", një balone misterioze fluturon mbi SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Pentagoni sërish në "alarm",  një balone misterioze
Joe Biden

Ushtria amerikane është duke gjurmuar një tjetër balonë misterioze që është pikasur duke fluturuar mbi tokë amerikane.

Lajmi vjen tre muaj pas rrëzimit të një mjeti fluturues të ngjashëm në pronësi të Kinës.
Mjeti fluturues, që ka kaluar mbi Hawaii edhe është drejtuar për në Meksikë, po ndiqet nga Pentagoni prej një jave tashmë.

Nuk dihet ende se kush mund ta ketë në pronësi ndërsa shtohet se deri më tani, balona nuk ka fluturuar mbi site të rëndësishme ushtarake.
Sipas raportimeve, zyrtarët amerikanë nuk besojnë se balona mund të jetë sërish e Kinës, por megjithatë janë ende duke e peshuar nëse do ta qëllojnë apo jo nëse i afrohet tokës.

Në fund të janarit, Pentagoni pikasi një “balonë spiune” kineze nëpër SHBA-në kontinentale dhe administrata Biden priti derisa u drejtua në brigjet e Karolinës së Jugut për ta qëlluar më 4 shkurt.

Balonat janë një prej teknologjive më të vjetra të spiunimit. Ushtria japoneze i ka përdorur për të nisur bombardimin në Amerikë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Balonat janë përdorur shumë nga SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Së fundmi SHBA-ja ka menduar të shtojë balonat në rrjetin e mbikëqyrjes në distanca shumë të larta. Balonat moderne mund të qëndrojnë deri në 37 kilometra mbi sipërfaqen e tokës.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes më herë ka deklaruar se balonat ishte shumë më lart sesa lartësia e zakonshme e trafikut ajror civil. Gjithashtu me bindje ka deklaruar se balonat i përkisnin Kinës.

Mirëpo eksperti kinez, Benjamin Ho, ka thënë se Pekini ka të tjera teknologji të spiunimit.

“Kanë të gjitha mjetet për të spiunuar infrastrukturën amerikane apo për të marrë çfarëdo informacioni që dëshirojnë. Balona është dërguar për të sinjalizuar amerikanët, apo për të parë se si do të reagonin ndaj saj”, ka thënë Ho.

Sipas tij, Kina mund të ketë dashur që SHBA-ja ta vërente balonën.

“Është e mundshme që kapja e balonës ishte qëllimi kryesor. Kina mund të përdorë balonat për të demonstruar se ka teknologji të sofistikuara për të hyrë pa u vërejtur në SHBA dhe pa përkeqësim të situatës. Në këtë aspekt balona është mundësi ideale”, ka thënë Artur Holland Michel nga Këshilli për Etikë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se balonat mund të përshtaten në teknologjinë moderne siç janë kamerat spiune dhe sensorët e radarëve. Sipas tyre, balonat kushtojnë më lirë dhe janë më të lehtë për t’u përdorur sesa dronët apo satelitët.

 

shba balonat spiune

Lini një Përgjigje