Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse (SCRF), Nikolai Patrushev, këtë të hënë do të zhvillojë një vizitë në Republikën Ruse të Karelias, e cila kufizohet me Finlandën.
Lajmi është konfirmuar nga mediat ruse.
Ndër të tjera në media thuhet se Patrushev do të shkojë në “Petrozavodsk dhe do të zhvillojë një takim për çështje të sigurisë kombëtare.
Ai gjithashtu pritet që të vizitojë një sërë fabrikash prodhuese të rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit.
Funksionet e Këshillit të Sigurimit
Këshilli i Sigurisë Ruse është një organ këshillues kushtetues i presidentit rus, i përbërë nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe drejtues të agjencive të mbrojtjes. Kryesohet nga Vladimir Putin. Nënkryetari i saj është Dmitry Medvedev .
Patrushev është një nga këshilltarët më të afërt të Putinit dhe një figurë kryesore pas çështjeve të sigurisë kombëtare të Rusisë. Ai luajti një rol kyç në vendimet për aneksimin e Krimesë në 2014 dhe pushtimin e Ukrainës në 2022.
Lini një Përgjigje