TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Korrik 2023, 18:23

“Gati për çdo skenar”, Moska kërcënon me armë bërthamore nëse ofensiva ukrainase ka sukses

Shkruar nga Pamfleti
“Gati për çdo skenar”, Moska kërcënon me
Putin-Medvedev

Rusia ka kërcënuar me luftë bërthamore nëse Ukraina fiton terren. Kievi ka nisur një kundërofensivë, e cila shihet si manovër për t’i dhënë fund luftës. Por nëse ky plan rezulton i suksesshëm, Moska duket se po mendon një tjetër alternativë.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Medvedev tha të dielën se Moska do të duhej të përdorte armë bërthamore nëse kundërofensiva e Kievit do të ishte e suksesshme.

Imagjinoni sikur ofensiva, e cila mbështetet nga NATO, të ishte e suksesshme dhe të na shqyenin një pjesë të tokës, atëherë ne do të detyroheshim të përdorim një armë bërthamore sipas rregullave të një dekreti të presidentit të Rusisë. Thjesht nuk do të kishte alternativë tjetër. Kështu që armiqtë tanë duhet të luten për suksesin e luftëtarëve tanë. Ata po sigurohen që një zjarr bërthamor global të mos ndizet”, deklaroi ai.

Deklarata e tij vjen në të njëjtën ditë me atë të presidentit Vladimir Putin.  Ky i fundit tha sot se Rusia është e gatshme për çdo skenar, duke nënkuptuar armët bërthamore, por u shpreh se nuk dëshiron një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake me SHBA-në.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për çdo skenar, por askush nuk e dëshiron këtë dhe me iniciativën e palës amerikane dikur krijuam një mekanizëm të posaçëm për të parandaluar këto konflikte. Drejtuesit tanë të departamenteve të caktuara komunikojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, kanë mundësi të konsultohen për çdo situatë krize. Kjo tregon se askush nuk dëshiron përplasje”, u tha Putin gazetarëve.

ukraina lufte moska

Lini një Përgjigje