
Kryetari i BDI-së në Kosovë, Ali Ahmeti ka njoftuar largimin e kësaj partie nga qeveria. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se ministrat e BDI kanë dhënë dorëheqjen, duke plotësuar kështu kushtin e opozitës për të votuar ndryshimet Kushtetuese.
“DUKE u nisur nga kushtëzimi i opozitës se do të votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria, duke qenë se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe unë, mbetemi të përkushtuar në përcaktimin se integrimi euroatlantik, me të drejta të plota i shtetit, përpos se në NATO, edhe në Bashkimin Evropian, si dhe aleanca e pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë, janë dhe mbeten interesi më madhor i të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare e fetare, ne ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japim dorëheqje nga postet që aktualisht jemi duke i ushtruar! Dorëheqjet, z. Kryeministër, efektuohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese”, shkruan Ahmeti.
Ndonëse, VMRO-ja para pak javësh e vuri si kusht votimin e rishikimit të kushtetutës me largimin e BDI-së nga qeveria, tani ajo ngul këmbë për zgjedhje të parakohshme.
Parlamenti i vendit pritet të fillojë seancën plenare më 18 gusht për ndryshimet e paralajmëruara.
Maqedonia e Veriut ka një afat deri në nëntor që të miratojë këto ndryshime, përkatësisht të përfshijë pakicën bullgare në kushtetutë, në mënyrë që të vazhdojë fazën e dytë të bisedimeve me Bashkimin Evropian për integrim në këtë Bllok.
Lini një Përgjigje