Brenda pak minutave do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Uashington, ku do të diskutohen mundësit e SHBA-së për të ndërhyrë në Iran ose veprimet e nevojshme që mund të ndërmerren.
Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara, JD Vance do të kryesojë së shpejti një takim të krerëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare mbi zhvillimet në Iran. Sipas një burimi pranë axhendës së tij, bisedimet pritet të nisin në orën 16:00 (me orën lokale) në Uashington.
Donald Trump, i cili ndodhet aktualisht në Michigan, pritet të kthehet më vonë në Shtëpinë e Bardhë, por ende nuk është konfirmuar nëse ai do t’i bashkohet takimit.
Takimi vjen në një kohë të tensionuar ndërkombëtarisht, ndërsa administrata amerikane shqyrton opsionet dhe strategjitë përballë krizave në Iran.
Lini një Përgjigje