TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Janar 2026, 16:54

Protestat e dhunshme në Iran, Papa Leo bën thirrje për dialog!

Shkruar nga Pamfleti
Protestat e dhunshme në Iran, Papa Leo bën thirrje për dialog!
Papa Leo XIV

Papa Leo XIV i njohur për thirrjet e tij, për zgjidhjen e konflikteve globale ka dërguar përsëri një mesazh të ngjashëm mbi ngjarjet aktuale në Iran. Me anë të një psotimi në mediat sociale, Papa tha se mendimet e tij ishin me ata që ndodhen aktualisht në Iran dhe Siri, pasi “shumë jetë” vazhdojnë të humbasin.

“Shpresoj dhe lutem që dialogu dhe paqja të kultivohen me durim në kërkim të së mirës së përbashkët të të gjithë shoqërisë”, tha Papa në X.

Të paktën 203 persona janë vrarë në protesta deri më tani, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA.

Ushtria amerikane tha se dje kreu sulme "në shkallë të gjerë" në të gjithë Sirinë kundër objektivave të Shtetit Islamik.

papa iran protesta

Lini një Përgjigje