Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur publikisht për situatën në Iran. Ai tha se Izraeli po monitoron nga afër zhvillimet në vend dhe shtoi se shpreson që qytetarët iranianë të fitojnë lirinë dhe të shpëtojnë nga tirania.
"Demonstratat për liri janë përhapur në të gjithë vendin. Populli i Izraelit, dhe në fakt e gjithë bota, mahnitet nga trimëria e jashtëzakonshme e qytetarëve të Iranit. Ne të gjithë shpresojmë që kombi persian së shpejti të çlirohet nga zgjedha e tiranisë", tha ai.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi më parë se Netanyahu dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, diskutuan mundësinë e ndërhyrjes së SHBA-së në Iran gjatë një telefonate dje. Megjithatë, aktualisht ende nuk ka informacion nëse një vendim është marrë.
Kujtojmë se që nga nisja e protestave në Iran numri i vdekjeve të konfirmuara raportohet të jetë 203 persona. Nga të vrarët, 162 janë protestues dhe 41 janë anëtarë të forcave të sigurisë. Këto janë vetëm shifrat zyrtare të raportuara nga OJF-të që veprojnë atje, por mendohet që numri i viktimave të jetë më i lartë.
Lini një Përgjigje